Ministrja greke: Nuk e përkrahim marrëveshjen, Maqedonia është Greqi

Për ne, Maqedonia është Greqi dhe Greqia është Maqedoni, tha ministrja për Maqedoninë dhe Trakinë, Maria Kolia Caruha nga radhët e Grekëve të pavarur, duke folur në debatin në parlament dhe e përsëriti qëndrimin e partisë së saj se nuk do të votojnë për marrëveshjen, por mbeten në qeveri, e përkrahin dhe do të votojë kundër propozimit të Demokracisë së re për mosbesim të Qeverisë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Ne, Grekët e pavarur, si lëvizje e qartë patriotike, mbetemi fuqimisht në vendimin tonë që mos ta përkrahim propozimin për emrin e Shkupit, që në cilindo mënyrë do ta përmban emrin Maqedoni kur dhe nëse kjo marrëveshje vjen për ratifikim në Kuvend. Nuk do t’i lejojmë askujt falsifikimin e historisë sonë.

Për ne dhe për mua personalisht emri Maqedoni nuk jepet, nuk ndahet, as i përbërë, as me mbiemër të ndryshëm dhe për këtë shkak nuk do të votojmë për kurrfarë marrëveshje të llojit të tillë, nëse vjen deri në votim në Parlament. Për ne dhe mua personalisht, Maqedonia është Greqi dhe Greqia është Maqedoni”, tha Caruha.

Marketing