Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq për vizitë në Shkup

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot do të presë ministren e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Tanja Mishçeviq, e cila po qëndron për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, të dy delegacionet do të kenë një takim bilateral në të cilin do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në fushën e integrimeve evropiane. Pas takimit, Mariçiq dhe Misçeviç do të mbajnë një konferencë për shtyp.