Minsk, kundër 26 viteve pushtet të Lukashenkos mijëra vetë në shesh

Një numër i madh protestuesish u mblodhën në Minsk të dielën për të kërkuar zgjedhje të reja presidenciale në Bjellorusi, ndërkohë që presidenti i kundërshtuar Alexander Lukashenko, mbajti një protestë të vogël aty pranë.

Marketing

Protestat nisën në fillim të javës, pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën dhe që u cilësuan jo të lira.

Edhe pse nuk ka një numër zyrtar pjesëmarrësish, stafi i CNN në kryeqytetin Bjellorus vlerëson se të paktën  50,000 persona morën pjesë në protestën e opozitës që u mbajt në orën 3 pasdite me orën lokale.

Në të njëjtën kohë, Lukashenko I cili qeveris vendin prej 26 vitesh, mbajti një fjalim për mbështetësit disa rrugica më tutje.

CNN njofton se më pak se 10 mije vete morën pjesë në këtë miting të qeverisë, ndërsa Ministria e Brendshme raportoi për 65,000 qytetarë.

CNN raporton se janë parë njerëz që janë sjellë me autobus në qendër të qytetit për të mbështetur Lukashenkon.

Qindra qytetarë u arrestuan gjatë protestave të javës që shkoi, ndërkohë liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya la vendin dhe u largua në Lituani.