Protokolli për bisedat telefonike me kryeministrin do të përforcohet, gabimi është konfirmuar, ndërsa leksionet janë mësuar. Miqësia me Rusinë do të vazhdojë dhe do të mbindërtohet, ndërsa bisedat me “pankerët” mbeten në sferën e punës private. Nëse konfirmohet përgjegjësi, kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm të jap. Këto janë vlerësimet e shfaqura pas publikimit të bisedave telefonike që kryeministri Zav i ka pasur me dy komikët rus, të cilët të martën u publikuan në kanalin Jutjub.
Megjithatë siç tha vetë Zaevi, Maqedonia Veriore është vend i vogël dhe nevojë e përditshme e këtij vendi të vogël është të integrohet, të zgjedh, pikërisht kjo e vendosi kryeministrin dhe funksionarëve tjerë të komunikojnë drejtpërdrejtë me telefonat e tyre celular.
“Unë jam njeri i cili komunikon me të gjithë. Dje i lëshova porosi presidentit Vuçiq, mora përgjigje. Iu paraqita presidentit Thaçi. Komunikoj me kryeministrat dhe presidentët e shteteve nga tërë bota. Jam dëgjuar me liderët më të mëdhenj, siç është kancelarja Merkel, zëvendëspresidenti Pens. Bisedat pastaj i publikojmë përmes kumtesave. Protokollin ne nuk e dimë kur bëjmë konektim”, tha Zaev.
Lidhur me kërkesën e opozitës nëse duhet të mbajë përgjegjësi, Zaev tha se fillimisht duhet të konfirmojë nëse ekziston përgjegjësi.
Ai deklaroi se në takim në Qeveri me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin kanë biseduar për rastin me prankerët rusë dhe se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut vend me Federatën Ruse, ndërsa bashkëpunimi do të vazhdojë.
“Definitivisht erdhën në përfundim të dytë se kjo është në sferën e veprimeve private dhe kështu edhe është prezantuar në opinion. Detyrimi ynë është që të përmirësohet dhe të rritet. Punojmë në projekte të reja ekonomike. Besoj se edhe tregtia do të rritet me Federatën Ruse. Teknologjitë moderne munden ndonjëherë të krijojnë ndjenja të tilla të pakëndshme, por vendet duhet ta përmirësojnë miqësinë”, deklaroi Zaev.
I pyetur se a do të ndërmarrin autoritetet ruse diçka në lidhje me rastin, Zaevi tha se as në legjislacionin tonë e as në atë rus ekzistojnë pak dispozita për kufizimin e rasteve të tilla.
“Definitivisht, përfundimtarja është që të avancojmë protokollet tona të sigurisë dhe të kemi kujdes gjithmonë kur bisedojmë kjo të kontrollohet. Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta shmangim këtë”, theksoi kryeministri.
Zaevi konfirmoi se dje ka folur me telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, se i ka kërkuar falje në lidhje me përmbajtjen e incizimeve të publikuara nga ana e prankerëve rusë, nëse kjo i ka shkaktuar ndjenja të pakëndshme dhe se janë marrë vesh që bashkëpunimi mes të dyja vendeve të vazhdojë.
“Kur flasim kështu pa kujdes, bisedojmë në bazë të informacioneve nga mediat, nga spekulimet. Në nuk jemi të përfshirë në bisedat mes Prishtinës dhe Beogradit. Qëndrimi ynë është që të rritet paqja, miqësia, bashkëpunimi rajonal. Të shkojnë vendet drejtë integrimit evropian. Ky është qëllimi i përbashkët. Mbesim miq të Kosovës. Më vjen mirë qe edhe ai reagoi pozitivisht. Sot e lexova deklaratën. Ne jemi vende mike dhe gjithsesi duhet të llogarisim në miqësinë tonë të përbashkët”, tha në pyetjen e gazetarëve kryeministri Zoran Zaev.