Miralem Pjanic shkon me kalë në Rusi, prezantohet te skuadra e re

Boshnjaku Miralem Pjanic i ka befasuar të gjithë me ekipin e tij të ri. Ish-mesfushori i Romës, Juventusit e Barcelonës, tashmë në moshën 34-vjeçare, ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Rusi.

Marketing

Ai është lojtari më i ri i CSKA e Moskës, e cila ka prezantuar futbollistin në një mënyrë të veçantë. Ai u fut në stadium i hipur mbi kalë, shkruan A2 CNN.

Miralem Pjanic është lojtar i PFC CSKA! Katër herë kampioni italian i shtohet armatës, duke nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion për një sezon të dytë. Miralem do të luajë për ekipi ynë nën numrin 15”.

Kjo lëvizje është shumë e çuditshme duke qenë se dy vite më parë, Pjanic refuzoi të luante kundër Rusisë me Bosnjën pasi nisi pushtimi i Ukrainës.

 

Marketing