Miratimi i ligjit për KPM-në, Saraçini Kelmendi: Kokëfortësia dhe uria për kontroll nuk ka fund! E vulosën sot

Kryetarja e AMPEK – ut ( Asociacioni për Mediat e Pavarura Elektronike të Kosovës) Aferdita Saraçini Kelmendi ka reaguar pas miratimit të sotëm të ligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Marketing

Ajo ka thënë se se para dy javë kanë kanë diskutuar me Kryesuesin e Komisionit Parlamentar për Media, që të përfshijnë amandamentet që janë konform këshillave të Këshillit të Evropës, por që një gjë e tillë nuk është reailzuar.

“ Dy projekt ligjet, ai për KPM ( Komisioni i Pavarur për Media) dhe ai për Këshillin Prokurial janë amandementuar por nuk janë marrë parasysh nga përfaqësuesit e VV në Kuvend! Për rreth 3 orë para dy javëve , si kryetare e AMPEK-ut ( Asociacionit për Mediat e Pavarura Elektronike të Kosovës), kemi diskutuar me Kryesuesin e Komisionit Parlamentar për Media që të përfshijnë amandamentet që janë konform këshillave të Këshillit të Evropës. Mirëpo kokëfortësia dhe uria për kontroll nuk ka fund! Sot këtë e vulosën me miratimin e këtyre ligjeve! Këto ligje patjetër duhet të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese!”, ka thënë Kryetarja e AMPEK – ut njëherësh Drejtoresha Gjenerale e RTV21, Aferdita Saraçini Kelmendi.

Miratimi i këtye dy ligjeve është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, derisa opozita ka paralajmëruar se do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese

Marketing