Më 15 dhjetor mbahet kuvendi zgjedhor i SHGM-së për të zgjedhur organet udhëheqëse të shoqatës, kryetarin, anëtarët e këshillit drejtues dhe mbikëqyrës, si dhe anëtarët e këshillit të nderit.
Kryetari i deritanishëm Naser Selmani në intervistën javore, flet për organizimin e kuvendit zgjedhorë si dhe për propozim ligjin e ri për media i cili ka mbetur i bllokuar në procedurë parlamentare, për pavarësinë politike dhe atë finaciare të RTVM-së, si dhe për gjendjen momentale të mediave në vend.
Selmani tha se nuk do të garojë për një mandat të tretë në krye të SHGM-së. Ndjekim vetëm një pjesë të shkëputur nga intervista e javës me të, të cilën të plotë mund ta ndiqni mejëherë pas edicionit të lajmeve qedrore.
“Kjo është mungesë e vullnetit të qeverisë së re. Qeveria nuk mund të justifikojë veten duke thënë se ligji për media është i bllokuar nga opozita. Ajo ka instrumente tjera si shumicë parlamentare të miratojë ligjin. Në letër ja kemi arritur sepse ligji këtë pavarësi për RTVM-në e parasheh dhe mendoj se njëra prej arsyeve që qeveria nuk e miraton këtë ligj është pavarësia e RTVM-së, sepse ne kërkojmë atje shumë më tepër mjete se sa ka tani. Unë jam i bindur se pa pavarësimin e Servisit Publik në Maqedoni ne nuk mund të kemi sistem të shëndoshë mediatik, sepse Servisi Publik është ai cili vendos standarde” – tha Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.