Miratohen fondet për subvencionimin e transportit urban falas për studentët e rregullt

Është miratuar vendimi për aprovimin e fondeve nga Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2020, të destinuara për subvencionimin e transportit urban falas për studentët e rregullt në universitetet shtetërore, kumtoi qeveria.

Marketing

Në seancën e mbrëmshme u miratua edhe Propozimi – Programi për Modifikimin e Programit për Ndërtimin dhe Rindërtimin e Objekteve Sportive për vitin 2020, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së proceseve për ndërtimet e reja dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese sportive në disa komuna si Ohri, Kumanova, Likova.

Për ta siguruar funksionimin e rregullt dhe të qetë të programeve të studimit për vitin 2020 në Fakultetin Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit ”- Shkup, anëtare shoqëruese e “Shën Kirilit dhe Metodit” – Shkup, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, Qeveria mori vendim për aprovimin e fondeve, të cilat këtyre institucioneve të arsimit të lartë u akordohen çdo tre muaj.