Miratohen më shumë se 100 marrëveshje për përkrahje financiare të investimeve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 82-të ka shqyrtuar infomacionet për nënshkrim të Marrëveshjes për mbështetje financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve me më shumë se 100 kompani në Republikën e Maqedonisë, që për herë të parë për këtë mbështetje financiare mund të aplikiojnë edhe kompanitë vendore.

Marketing

“Me përcaktimin e mbështetjes financiare që janë miratuar në seancën e sotme të Qeverisë, përmbushet faza e parë, pasojnë pastaj tjerat, kur kompanitë do të mund të dëshmojnë realizimin e investimeve, pason pagesa e mjeteve të miratuara deri në fund të vitit”, njoftoi pres qendra qeveritare.

Si vendim shtesë, Qeveria ka sjell konkulzën se kompanitë të cilët kanë përfituar të drejtën e mbështetjes financiare, duhet të dorëzojnë deklaratë të shkruar si pjesë të dokumentacionit të përfshirë në marrëveshjen.

Marketing