Miratohet Informacioni për marrëveshje kolektive për arsim të lartë dhe shkencë, pas 30 viteve rregullohet sistemi i pagave

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për lidhjen e marrëveshjes kolektive për arsim të lartë dhe shkencë dhe e autorizoi ministren e Arsimit dhe Shkencës, ta nënshkruajë marrëveshjen Kolektive për arsim të lartë dhe shkencë.

Marketing

Me marrëveshjen kolektive për herë të parë pas 30 vitesh rregullohet sistemi i pagave, përcaktohet paga bazë bruto me koeficient të ndërlikueshmërisë të vendit të punës në arsimin e lartë. Në mënyrë shtesë është paraparë edhe rritje e pagës së kuadrit mësimdhënës dhe jo mësimdhënës në shtator të vitit 2021 dhe në shtator të vitit 2022.

Një nga arritjet më të dukshme me këtë Marrëveshje Kolektive është rregullimi i pagesës për punën e kaluar, e cila në dhjetë vitet e fundit ose nuk ishte paguar ose ishte paguar me shumë vështirësi nga institucionet e arsimit të lartë.