Miratohet Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare midis BE-së dhe RMV-së për programin Evropa Digjitale

Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Qeveria dje e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërkombëtare midis Unionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në programin e Unionit-Evropa Digjitale-Digital Europe (DIGITAL), për periudhën 2021-2027, njoftojnë nga MSHIA.

Marketing

“Qeveria e autorizoi ministrin e shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti ta nënshkruaj Marrëveshjen, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut nga 01.01.2023 do të jetë vend anëtarë i programit, ndërsa të gjitha organizatat qytetare, kompanitë dhe institucionet do të mund që të marrin pjesë në projekte të cilat do të realizohen përmes këtij program