Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite në kuadër të seancës së 106-të e miratoi Llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2018. Gjithsej 49 deputetë votuan “për”, një ishte i përmbajtur, ndërsa 17 ishin kundër.
Zëvendës-ministrja e Financave Shiret Elezi sot informoi se politika fiskale në vitin 2018 u realizua në kuadër të vlerave të planifikuara të Buxhetit, respektivisht realizimi i të ardhurave ka qenë në pajtim me pritjet, ndërsa harxhimet janë bërë rregullisht dhe me kohë.
“Të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit u realizuan 97,9 për qind, krahasuar me ato që u planifikuan, ndërsa harxhimet e përgjithshme u realizuan në nivel 96,7 për qind nga të planifikuarat”, tha Elezi.
Deputetët pasdite e vazhduan debatin.