Miratohet nevoja me procedurë të shkurtuar të miratohen ligjet për PP-në dhe Këshillin e prokurorëve publik

Kuvendi mbrëmë e ka miratuar nevojën me procedurë të shkurtuar të miratohen ligji për Prokurori publike dhe ligji për Këshillin për prokurorë publik. Me këto zgjidhje ligjore duhet të diskutojnë Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komisioni Ligjvënës- juridik.

Marketing

Opozita ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të kthejë ligjet në Qeveri pasi sipas tyre propozimet janë dorëzuar jo konform rregullores dhe nuk ka vendim të Qeverisë as për tërheqje të materialit, as edhe për propozimin e ri.

“Ju duhet ta ktheni këtë material pasi në seancë të Qeverisë nuk ka vendim për tërheqje, as vendim për dorëzim të materialit të ri në Kuvend. Në bazë të kësaj propozimet nuk janë konform rregullores dhe konform Rregullores keni obligim dhe të drejtë ta ktheni propozimin në Qeveri dhe pasi të kalojë në seancë, tua dorëzojë ligjet e propozuara që të mund të caktoni seancë. Kështu ju merrni pjesë në shkeljen e Rregullores së Kuvendit”, ka thënë Micevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se seancën e ka thirr konform kompetencave dhe se Parlamenti punon konform materialeve të dorëzuara nga institucionet kompetente.