Miratohet njëra nga tetë kërkesat e studentëve në Shqipëri

Qeveria e Shtetit të Shqipërisë ka mbajtur një mbledhje me qeverinë gjermane ku kanë miratuar një marrëveshje me qeverinë gjermane fazën e tretë të bashkëpunimit financiar sa i takon projektit të rinovimit të konvikteve dhe ngritjes së një kampusi të denjë Universitar.
Rikonstruksioni i konvikteve është një nga pikat e 8 kërkesave të studentëve të Shqipërisë.

Marketing

Afërsisht 3 milionë euro është vlera e projektit për rikonstruksionin e konvikteve.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të eficencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Sipas medieve të atjeshme ky vendim hyn në fuqi menjëherë.