Miratohet propozim vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës

Komisioni i Kuvendit për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme njëzëri e miratoi Propozim-vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe tranzitimit të migrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë, së shpallur nga Organizata botërore e shëndetësisë për virusin SARS-CoV-2 dhe pengimin e përhapjes së tij, me çka rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullatës.

Marketing

Qeveria në seancën më datën 13 të këtij muaji e miratoi Procesverbalin nga seanca e 10 e Komitetit administrativ për koordinim në sistemin për menaxhim me kriza dhe Procesverbalin nga seanca e Grupit për vlerësim, e pranoi propozimin e Komitetit administrative dhe e konfirmoi nevojën që të vazhdohet afati për ekzistimin e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Siç informuan për MIA-n kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, Mile Talevski, në seancë janë përkrahur edhe propozim vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.