Miratohet propozimi për rishikim të buxhetit

Kuvendi ka miratuar propozim rishikimin e Buxhetit të Qeverisë.

Marketing

Me 54 vota “pro” dhe 23 “kundër” dhe 2 “përmbajtur” deputetët e shumicës parlamentare i dhanë dritën e gjelbërt Qeverisë për të zbatuar planin e saj buxhetor të vitir 2018, u cili u rishikua në harmoni të planit Qeveritar.

Gjatë debatit, deputetët e LSDM dhe VMRO u përplasën ashpër për mbështetjen që Qeveria planifikon me rishikimin e Buxhetit për mediat e shtypura.

Nga opozita, Vlladikmir Gjorçev deklaroi se nëse një gjë të këtillë atëherë LSDM do gjuante me gurë duke kritikuar, ndërsa tani vetë po subvencionon mediat e shtypura.
Ndërsa nga LSDM, Tomisllav Tuntev, tha se VMRO po kundërshton politikën në të cilën po e mbështesin të gjitha vendet e zhvilluara, pasi Mediat e shtypura janë një shkëndi shpresë që të kemi informim objektiv.

Marketing