Parlamenti Evropian ka miratuar sot raportin e vitit 2022, të Komisionit Evropian për Kosovën.
Në të njëjtin raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell klankosova.tv.
Raporti rëndit po ashtu thirrjen e shteteve anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme dhe ta hapin rrugën e Kosovës në integrimin evropian.
Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon, e cila e ka përpiluar tekstin e propozuar, është shprehur e kënaqur për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.