Miratohet rezoluta që kërkon anëtarësimin e Palestinës, ambasadori i Izraelit gris kartën e OKB: Turp për ju

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”.

Marketing

Drita jeshile nga CDS, ku SHBA vuri veton muajin e kaluar, është një kusht i domosdoshëm për çdo miratim të plotë.

Teksti mori 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime, mes tyre dhe Shqipëria.

Vendet e tjera që abstenuan janë, Bullgaria, Austria, Kanadaja, Kroacia, Fixhi, Finlanda, Gjeorgjia, Gjermania, Letonia, Lituania, Ishulli Marshall, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Paraguaj, Rumania, Vanuatu, Malavi, Principata e Monakos, Ukraina, Britania e Madhe, Suedia dhe Zvicra.

Ndërsa nëntë vendet që votuan kundër janë SHBA, Izraeli, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re, Hungaria, Argjentina dhe Republika Çeke.

Miratimi i kësaj rezolute nuk është pritur mirë nga Izraeli. Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, grisi Kartën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa kritikoi nga skena e Pallatit të Qelqtë qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme.

Më pas ai akuzoi Kombet e Bashkuara për shkeljen e Kartës së tyre duke lejuar që shteti palestinez të pranohej si anëtar.

“Ju po e grisni Kartën e OKB-së me duart tuaja. Po, po, kjo është ajo që po bëni. Duke shkatërruar Kartën e OKB-së. Turp për ju”,- tha ambasadori.

Marketing