Miratohet ribalanci i buxhetit: Më shumë para për rritjen e pagave

Me ribalancin e Buxhetit janë ndarë 400 milionë denarë për subvencionimin e rritjes së pagave në sektorin privat, 200 milionë denarë për masa aktive për punësim, mjete shtesë për mbështetje të bujqësisë, 193 milionë denarë për blerjen e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, 193 milionë denarë për mbrojtje të sistemit të kolektorëve në Liqenin e Ohrit, për pagesën e kthimit të TVSH-së.

Marketing

Të ardhurat totale me ribalancin e Buxhetit janë planifikuar në nivel prej 210,5 miliardë denarë, përderisa shpenzimet totale janë përcaktuar në vlerë prej 228,3 miliardë denarë.
Në këto korniza të planifikimit të shpenzimeve dhe të ardhurave, deficiti mbetet i pandryshuar në krahasim me atë të planifikuarin me Buxhetin themelor, gjegjësisht i njëjti është me vlerë të pozicionuar prej 17,7 miliradë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind të BPV-së.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska, theksoi se masa për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave të të punësuarve deri në 6.000 denarë do të ndihmojë për biznesin për ruajtjen e kuadrit cilësor dhe për motivim të të punësuarve. Do të zbatohet nga muaji i ardhshëm, ndërsa do të zgjasë tri vite, gjegjësisht deri në tetor të vitit 2022.

“Përmes zbatimit të politikave të vërteta fiskale për të cilat unë personalisht do të angazhohem me ndërmarrjen e këtij funksioni me përgjegjësi Qeveria ka për qëllim që të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët, ta mbështesë ekonominë dhe sektorin e biznesit dhe e gjithë kjo të rezultojë me standard më të mirë jetësor dhe në përgjithësi cilësi më e mirë e jetës së qytetarëve”, tha Angellovska.
Sipas kryeministrit Zoran Zaev, Buxheti edhe me këtë ribalanc vazhdon që të shpërndajë më shumë para te qytetarët.

“Me këtë ribalanc Buxheti do të jetë në funksion të rritjes së shpejtë dhe të fuqishme të ekonomisë, grumbullimin e më shumë parave te qytetarët dhe kompanitë për rritje të pagave, për motivim më të madh dhe kuptohet për jetë më të mirë këtu në këtë vend tonin të bukur. Vazhdojmë të ndërtojmë ekonomi të fuqishme e cila hap mundësi për të gjithë në vendin tonë”, tha Zaev.

Nga një shtatori hyn në fuqi rritja e re prej pesë për qind të pagave në administratën publike, shëndetësi, arsim, kopshtet, kulturë, polici, mbrojtje dhe veprimtaritë tjera në administratën publike.

“Janë paraparë 200 milionë denarë shtesë për politika dhe masa aktive si mbështetje për punësimin, veçanërisht për mbështetje të të rinjve për punësimin e tyre në prodhimtari, por edhe në në nënmasat gjithëpërfshirëse për vetëpunësim para së gjithash për të rinjtë. Katërqind milionë denarë janë të dedikuara për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social i ndërmarrjeve të cilat do t’i rrisin pagat e të punësuarve të tyre deri në 100 euro. Me këtë masë hiqet ekonomia gri dhe dhënia e pagave me para kesh. Me këtë masë do të rriten të hyrat në Fondin Pensional që gjithsesi paraqet kusht për rritje të ardhshme të pensioneve”, tha Zaevi.

Ka edhe transfer më të madh nga Buxheti në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, gjegjësisht 815 milionë denarë drejtë shoqërive pensionale nga shtylla e dytë pensionale.
“Rezultatet e shkëlqyera ekonomike të cilat i arritëm në tremujorin e parë të vitit 2019 na japin të drejtë që të presim rezultate solide në tremujorin e dytë, gjithsesi në tremujorin e dytë për diç më të dobëta nga tremujori i parë për shkak të zgjedhjeve presidenciale, por gjithsesi trendi i rritjes të vazhdojë me pritje në tremujorin e tretë dhe të katërt që të kemi rritje edhe më të mirë dhe më të përshpejtuar ekonomike në shtet”, tha Zaev, duke theksuar se parametrat ekonomike për papunësinë, ndërtimtarinë, pagat, tregojnë se puna sjellë rritje.

Siç informoi Angellovska, Buxheti është në kondicion të shkëlqyer dhe ka pagesë të shkëlqyer të të ardhurave.
“Të ardhurat totale në periudhën janar-gusht janë realizuar në vlerë prej 130,3 miliardë denarë. Kjo është rritje prej 7,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 61,8 për qind në krahasim me të planifikuarat për vitin 2019”.