Miratohet teksti përfundimtar i Kodit etik për anëtarët e Qeverisë

Në seancën e sotme të 150-të qeveritare është shqyrtuar Informacioni dhe është miratuar teksti përfundimtar i Kodit etik për anëtarët e Qeverisë, bartëve të funksioneve publike të saj dhe këshilltarët bartës të funksioneve ekzekutive për sigurimin e ligjit, punë të ndershme, transparente dhe me përgjegjësi të anëtarëve qeveritarë, zëvendësministrave dhe bartësve të funksioneve publike.

Marketing

Me këtë kodeks, siç kumtojnë nga pres-shërbimi qeveritar, rregullohet respektimi i kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, integritetit profesional, efikasitetit, besnikësisë, përgjegjësisë, transparencës dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut gjatë kryerjes së funksioneve të tyre, gjegjësisht detyrave në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të përforcimit të integritetit të institucioneve dhe të besimit të qytetarëve në punën e tyre.