Qeveria në seancën e sotme të 150-të e shqyrtoi dhe miratoi informatën për dinamikën dhe mjetet financiare për realizimin e projekteve për ndërtimin e gazsjellësve magjistralë të rrugëve Gostivar – Kërçovë dhe Sveti Nikollë – Veles.
Ministria e Financave në bashkëpunim me MER SHA Shkup, në pajtim me vendimin e Qeverisë, duhet të drejtohen deri te institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët bilateralë me kërkesë për sigurimin e mjeteve në lloj të borxhit së siguruar me garanci shtetërore për financimin e projekteve për ndërtimin e këtyre gazsjellësve magjistralë.
Qeveria, në kuadër të seancës së sotme, e shqyrtoi edhe miratoi edhe informatën për Programin e reformave ekonomike 2020-2022 me Planin aksional për realizimin e rekomandimeve të miratuara në Dialogun ekonomiko-financiar në maj të vitit 2019.