Ish-drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit evropian, Pjer Mirel, në intervistë për MIA-n sqaron se Maqedonia është dashur të jetë e ndarë nga Shqipëria për caktimin e datës për fillim të negociatave dhe thotë se ndjen keqardhje për shkak të vendimit të Francës për ta shtyer këtë proces, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Shqipëria, për të cilën në të vërtetë nuk është aq e tmerrshme të shtyhet për një vit, ku procesi i ‘vetingut’ është ende në rrjedhë dhe nuk është problem i madh, ndërsa për Edi Ramën nuk ishte vështirë. Bëj dallim me Maqedoninë, për të cilën, që të ndihmohen gjasat për referendumin do të ishte e ndërgjegjshme të hapen negociatat dhe më vjen keq që Franca mori pozicion të tillë. Makron thotë se duhen reforma të brendshme, po, këtë e dimë mirë, por reformat mund të bëhen paralelisht me negociatat inkuadruese”, thotë Mirel në intervistën për MIA-n.
Ish-drejtori është kategorik se vitin e ardhshëm vendet anëtare nuk do ta bllokojnë datën për negociata për Maqedoninë, pa dallim të rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve evropiane në maj.
Sipas Mirel nuk përjashtohet që Maqedonia të kalojë para Serbisë kur do të fillojnë negociatat me BE-në, por ai paralajmëron se me rëndësi është që Komisioni evropian t’i çërmbahet të ashtuquajturës “qasje të re” në negociata.
Sipas qasjes së re vendet kandidate i hapin së pari kapitujt të cilët kanë të bëjnë me shtetin juridik dhe gjyqësinë, por përveç kësaj ajo qasje imponon edhe kontroll shumë më të thellë të implementimit të reformave.
“Kjo tashmë ndodhet në planet e aksionit 23 dhe 24 për Malin e Zi dhe Serbinë, por raportet tregojnë se ajo nuk është ajo. Raportet e fundit edhe për Malin e Zi edhe për Serbinë e treguan atë. Dhe kjo është pika kyçe: nëse KE i përmbahet këtij parimi, atëherë mund të kemi befasi në shpejtësinë dhe përparimin e procesit, sepse mund të nevojitet shumë më tepër kohë nga që është paraparë. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për miratime të ligjeve, por edhe zbatim të tyre në terren”, thotë Mirel për MIA-n.