Kjo mirënjohje, këtij humanisti të dalluar iu dorëzua dje gjatë punës së Kuvendit të rregullt të OH El Hilal, në të cilin organ është anëtar edhe doktor Iliri. Ky gjest i udhëheqësisë i gëzoi tejmase aktivistët volonterë të El Hilalit dhe më gjerë ngase në ndarjen e dekoratave dhe mirënjohjeve nga ana e institucioneve relevante shëndetësore ishin anashkaluar heronjtë e vërtetë, mjekët shqiptarë që luftuan natë e ditë kundër kësaj sëmundjeje të rëndë. Duke falënderuar për mirënjohjen, dr. Iliri theksoi se atë që e kanë bërë për mbi 8 mijë pacientë të trajtuar në infektologji, ka qenë detyra e tyre dhe humanizmit që e posedojnë si mjek.
Ai dëshiro që sa më shpejt të mposhtet pandemia, gjë që po ndodh dalëngadalë, por kujdesi dhe masat duhet akoma të respektohen.