Mirjeta Ilazi doktoroi në Fakultetin Makinerik në Shkup

Mirjeta Ilazi me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull “Definimi i indikatorëve për prodhim të qëndrueshëm në sektorin e biznesit agrar”, mentor i së cilës ishte Prod.dr Atanas Koçov. Iljazi titullin doktore shkencash e mori pasi bëri elaborim të thuktë shkencor mbi temën para komisionit në përbërje: Atanas Koçov (mentor), Prof.dr Valentina Geçevska, akademikut Izet Zeqiri (Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup) dhe Prof.dr Metka Tekaviq nga Universiteti i Lubjanës, që të gjithë anëtarë.

Marketing

Disertacioni i doktoraturës së kandidates Mirjeta Ilazi është hulumtim teorik dhe empirik në fushën e inxhinierisë industriale dhe menaxhimit.

Kandidatja në mbrojtjen e saj para komisionit dhe një publiku të gjerë vuri në dukje se identifikimi i indikatorëve të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm gjatë procesit të prodhimit të produkteve ushqimore do të mundësojë rritjen e efikasitetit të prodhimeve, duke mos e dëmtuar ambientin jetësor.

Gjatë përgatitjes së doktoraturës është përdorur modeli i vendimmarrjes shumëkriterëshe.
Disertacioni i doktoraturës është strukturuar në 6 kapituj, midis të cilave janë përfshirë hyrja dhe konkluzionet.

Kapitulli i parë është titulluar “Hyrje” dhe në të janë analizuar qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rëndësia e tyre në nivel global. Kapitulli i dytë i kushtohet konceptit për zhvillim të qëndrueshëm dhe kushteve në të cilat gjendet Maqedonia e Veriut. Kapitulli i tretë i përcakton indikatorët për marrjen e vendimeve dhe krijimin e politikave të qëndrueshme në industrinë e prodhimit të produkteve ushqimore. Ky punim përmban analizën e tri grupeve të faktorëve: ekonomik, të ambientit jetësor dhe social, të cilët janë thelbësor për procesin e prodhimit të qëndrueshëm. Midis tyre si më të rëndësishëm renditen menaxhimi i mbeturinave dhe arsimi cilësor i kuadrove.

Mirjeta Ilazi aktualisht është drejtore e Shkollës së Mesme Ekonomike në Tetovë, ndërsa ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në Shkup (drejtimi Banka dhe Financa), ndërsa ka magjistruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës në programin studimor Marketing Menaxhim, ku ka mbrojtur temën “Ndikimi i marketingut në rritjen e eksportit të produkteve ushqimore të prodhuesve të rajonit”.

Marketing