Misajlovski: Nëse s’ka zgjedhje bie legjitimiteti i Pendarovskit

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajlovski në një intervistë për emisionin “360 gradë” tha se nëse shtyhet shpërbërja e Kuvendit, do të bjerë legjitimiteti i Presidentit Stevo Pendarovski.

Marketing

“Ai ishte ai që i thirri ata në takim të liderëve për të dakorduar zgjedhjet”, thotë Misajlovski.
Zgjedhje duhet të ketë më 12 prill, por ka dilema rreth shpërbërjes së Kuvendit, edhe pse kishte deklarata të caktuara se kjo do të ndodh nesër.