Kryetari i Këshillit të Europës Sharl Mishel deklaron se një ndër prioritetet e BE-së mbetet hapja e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ai nuk shpalos detaje të vendimeve nga kryesimi françez por I bindur në arritjen e marrëveshjes që procesi të lëviz përpara.
“Mbështesim gjitha përpjekjet që të gjindet zgjidhje e pranueshme për kontestin e hapur me Bullgarinë. Unë jam I përfshirë në këtë bashkë me Francën dhe BE-në që të ndihmojmë që procesi të shkojë para. Jam i bindur se do të kemi zhvillim pozitiv shum shpejt që do të jetë shumë I rëdësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin. Propozimi për Bashkësinë Politike Europiane, nuk është alternativë e zgjerimit por mundësi që të thellojmë dhe përparojmë bashkëpunimin”, theksoi kryetari i Këshillit të Europës Sharl Mishel.
Këshilli i Europës javën që vjen para nisjes së samitit do të organizojë takim me liderët e Ballkanit Perëndimor ku do të flitet se si të arrihen rezultate konkrete të zgjerimit. Sipas Mishel ardhmëria e Europës do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda Unionit, ndërkaq lufta në Ukrainë vetëm se ka përshpejtuar procesin.