Mishtorja “Xheza Hallall” është themeluar që nga viti 1995, në fshatin Studeniçan të Shkupit. Fillimisht me punë ka filluar si thertore, pas një periudhe të shkurtër u plotësua me fermën e saj, e më në fund edhe me mishtoren “Xheza Hallall”.
Puna e palodhshme nga stafi profesional, bën që mishtorja “Xheza Hallall” të jetë e para për cilësinë e mishit të freskët. Të gjithë kërkojmë që të hamë shëndetshëm, sidomos kur e kemi fjalën e therjes së kafshëve, mënyrën e therjes, mirëpo mishtorja “Xheza Hallall” garanton therje hallall të kafshëve.
Kjo nuk ngel vetëm këtu, por vazhdon edhe me plotësimin e të gjitha kërkesave nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që është një organ i pavarur i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore përgjegjës për kryerjen e veprimtarive në fushën e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit të kafshëve, zbatimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e aktiviteteve veterinare në terren mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, mirëqenien e tyre, shëndetin publik veterinar, si dhe kontrollin e referencës kombëtare dhe laboratorëve të autorizuar që ofrojnë mbështetje adekuate për nevojat e Agjencisë.
Këtë e vërtetojnë edhe disa pamje ku së fundi kompaninë e mishit “Xheza Hallall” e vizituan krerë të lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa vitin e kaluar në vizitë ishte edhe një Komision Evropian, të cilët vërtetuan punën e mishtores “Xheza Hallall”
Mishtorja “Xheza Hallall” gjendet në Shkup përballë Xhamisë “Jaja Pasha”, ku ju mirëpret një staf i profesionistëve dhe me një shërbim të shpejtë!