Deputeti i PRSD-së Goran Misovski, nga foltorja e Kuvendit iu drejtua deputetëve të VMRO-DPMNE-së duke u thënë se ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski ka turpëruar partinë.
Njeriu iu vodhi paratë dhe iku në Hungari, prej atje iu bën me dorë ndërsa ju i bëni ‘like’.
“Ju qëndroni atje unë do kënaqem këtu me paratë e juaja”, ndërsa turpin do ta bart VMRO-DPMNE-ja, tha Misovski duke folur në seancën e sotme rreth ndryshimeve kushtetuese.
Ai tha se marrëveshja me Greqinë është e pranueshme nga të dy palët dhe se ajo garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas.