Miss Globe 2023, triumfon Miss Malaysia

Mbrëmjen e 17 Nëntorit hapi siparin “The Miss Globe 2023”. Mes konkurenteve nga 5 kontinentet triumfoi Miss Malaysia.

Marketing

Ky projekt iu kthye qytetit të Durrësit në 20 vjetorin e organizimit të tij nga Deliart Association.

Juria e mbrëmjes finale përbëhej nga personazhe të njohur si Hygerta Sako, këngëtarja Zaimina Vasjari, gazetari Eraldo Rexho, piktori Helidon Haliti, Mjeshter i Madh, si dhe ikona e modës Elton Ilirjani dhe Chris Lavish nje nga konsulentet e javeve të modes me ndikim shumë të fortë në përzgjedhjen e vajzave të pasarelave botërore.

Me nje performance mbresëlenese ne prezantim, u shfaq Drita Ziri ish-Miss Shqipëria dhe Miss Earth Albania, sëbashku me moderatorin e njohur Ermal Peçi.

Moment kulminant gjatë spektaklit ishte performanca e Elton Ilirjanit në skenë që i ka rrëmbyer publikut duartrokitjet.

Miss Shqipëria u perzgjodh si Miss Fashion duke fituar mundësi bashkëpunimi me Ilirjanin dhe Lavish.
Interesante ishte prezenca e Errol Webber, producent filmi, drejtor fotografie, fitues i një çmimi Oskar per dokumentarin ‘Music By Prudence,’ i cili prej ditësh xhiron e fotografon në lidhje me The Miss Globe!

Fituesja e kurores Mannvin Khera, është e para Malaysiane që fiton kurorën e Miss Globe.

Marketing