Miss Maqedonia bie nga lartësia duke bërë ‘selfie’ dhe thyen 11 brinjë

Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilija Rozman është rrëzuar në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.

Marketing

Në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se 32-vjeçarja nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda. Emilia ka postuar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi.