Miteva: Nuk do të donim të lejohej pengim nga rrjete të ndryshme, përmes thirrjeve për destabilizim dhe skenarëve të ndryshëm dhe në çfarëdolloj mënyrë të dëmtohet ky proces

“Të nderuar qytetarë,

Të nderuar media,

Ju faleminderit për praninë tuaj.

Edhe sot do të vazhdojmë me këto konferenca për shtyp ku do të flasim për disa aspekte të ndryshme.

Dua ta informoj opinionin publik për rëndësinë e kësaj tragjedie që bie mbi të gjithë ne. Është një kujtesë e madhe për përgjegjësitë që i mbajmë si Qeveri dhe si shoqëri. Për një kohë të gjatë, neglizhenca dhe dështimet sistematike i vunë jetët në rrezik.

Dua të theksoj se si Qeveri po e ndjekim nga afër situatën. E ndajmë shqetësimin dhe zhgënjimin e qytetarëve për mosfunksionimin e sistemit, por në të njëjtën kohë po bëjmë përpjekje të mëdha për ta ndryshuar atë. Prandaj, në këtë moment, apelojmë të mos spekulohet me të pavërteta, me narrative manipuluese dhe në asnjë rast nuk duam të abuzohet me tragjedinë në Koçan.

Sepse përkushtimi ynë u konfirmua me vepra dhe aksione. Ka një hetim të gjerë në të cilin janë kapur dhe ndaluar 34 persona, dhe ai ende nuk ka përfunduar. Duhet t’u lejojmë organeve të ndjekjes ta përfundojnë hetimin në mënyrë të plotë dhe të drejtë. Nuk do të donim të lejohej pengim nga rrjete të ndryshme, përmes thirrjeve për destabilizim dhe skenarëve të ndryshëm, dhe në asnjë mënyrë të dëmtohet ky proces. Nga kjo duhet të dalim më të fortë, me drejtësi të zbatuar.

Kjo Qeveri është zgjedhur për të ndalur ciklin e indiferencës, për ta rikthyer besimin atje ku është humbur dhe për të kujdesur që asnjë e ardhme të mos formësohet nga gabimet e së kaluarës. Nuk do të pranojmë arsyetime që shumë shpesh i kanë lënë qytetarët të pambrojtur. Aty ku të tjerët kanë heshtur, ne do të veprojmë.

Në këtë moment zie, qëndrojmë së bashku me familjet e prekura dhe premtojmë masa urgjente.

Përkushtimi ynë është i qartë: drejtësi për të prekurit, transparencë në çdo hap dhe reforma urgjente që do të sigurojnë që kjo të mos përsëritet kurrë.”

Marketing