Miteva: Stabiliteti ekonomik dhe politik i Qeverisë jep rezultate, fluks rekord të investimeve të huaja direkte

Si Qeveri kemi kënaqësinë e veçantë të informojmë publikun për fluks rekord të investimeve të huaja direkte.

Marketing

Investimet e huaja direkte (IHD) në Maqedoni gjatë periudhës janar-shtator arritën 838.2 milionë euro, që paraqet një rritje prej 348.4 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një rekord bindës në njëzet vitet e fundit.

Pas shumë vitesh në humnerë, për herë të parë shteti ka mundësinë të arrijë fluks të investimeve të huaja direkte deri në 1 miliard euro gjatë këtij viti.

Gjithashtu, të dhënat tregojnë se vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në Maqedoni arriti 281.6 milionë euro. Ky fluks i lartë është rezultat i stabilitetit ekonomik dhe politik që kemi treguar si Qeveri, parashikueshmërisë dhe stabilitetit që kanë kompanitë, përkushtimit dhe angazhimit në procese, si dhe qasjes së tolerancës zero ndaj korrupsionit, që më parë ishin arsye për uljen e investimeve.

Gjatë kësaj periudhe, shënohet rritje e flukseve të bazuar në neto borxhin e ndër-kompanive, që në vitet e mëparshme ishte në rënie, ndërsa tani ka arritur vlerën prej 219.5 milionë euro. Po ashtu, ka fluks të bazuar në kapitalin pronësor prej 39.9 milionë euro dhe fitim të reinvestuar prej 22.2 milionë euro.

Brenda disa muajve, si Qeveri kemi arritur të lidhim marrëveshje me shumë investitorë, si “Alcazar Energy” parku me erë, ku do të ndërtohen 55 turbina ere në tre komuna Karbinci, Shtip dhe Radovish. Gjatë ndërtimit të këtij parku pritet të hapen 630 vende të reja pune. “Epsotech” investimi i ri gjermano-belg, ku do të investohen 20 milionë euro dhe do të hapen 110 vende të reja pune. Investimi i ri i “Kostal” me një vlerë prej 45 milionë euro dhe hapjen e 250 vendeve të reja të punës.

Të nderuar,

Këto janë vetëm disa nga investimet që kjo Qeveri ka arritur të realizojë, në periudhën e ardhshme presim shumë investime të reja dhe vazhdojmë me përkushtim në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, investojmë në kompanitë vendase përmes linjës kreditore prej 250 milionë euro dhe të gjitha këto politika ekonomike do të sjellin rritje të përshpejtuar, prodhim të shtuar dhe një standard më të mirë jetese për qytetarët.