Mitreski: Shumica parlamentare do të rritet, Mickoski gënjeu

Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM, në një konferencë për shtyp tha se kjo shumicë parlamentare do të rritet dhe se Mickoski gënjeu për shumicën e re parlamentare. Ai akuzoi Mickoskin se po punon kundër interesave të vendit, NATO-s dhe BE-së.

Marketing

Kjo shumicë e parlamentare do të rritet. Mickoski gënjeu se ka 61 deputetë si shumicë të re parlamentare. Mickoski të mos kërkoj më alibi, le të mërzitet me veten e vet, dhe jo me të tjerët. Ai tha se po ulet në tavolinë kundër NATO-s dhe BE-së, prandaj edhe ra. Nuk ka më shumicë të re në këtë parlamente. Le t’u kërkoj falje të gjithë qytetarëve për gjithë këto gënjeshtra- tha Mitreski.