“Para neve është mundësia më e mirë historike që e kemi bashkërisht dhe me përgjegjësi ta shfrytëzojmë”, tha kështu Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së dhe koalicionit.
“Me marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, kontribuojmë në ardhmërinë tonë të përbashkët. Sigurojmë anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të përforcuar dhe të pranuar maqedonas, një herë e përgjithmonë”, tha Mitrevski.
Sipas Mitrevskit Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së kombeve që kanë zhvillim të madh ekonomik.
“ME anëtarësimin në BE do të rriten fondet e rëndësishme që BE i investon në infrastrukturën tonë. Do të ketë më shumë para për ndërtim të rrugëve, urave, ujërave, kanalizimeve, shkollave dhe çerdheve. Me këtë edhe jetë më të mirë, për një të nesërme më të mirë për fëmijët tanë”, tha Mitrevski.
Anëtarësimi në BE, sipas Mitrevskit do ti rrit edhe investimet e brendshme edhe ata të jashtme. Investimet e reja do të sjellin më shumë para, më shumë vende punë, BVD më të lartë dhe standard më të lartë jetësor.
Këtë deklaratë ai e tha në qytetin e Strugës, duke ftuar qytetarët t’i thonë po referendumit dhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.