Mitropoliti grek: Nëse fqinjët tanë janë maqedonas, atëherë çka jemi ne?

Qindra qytetarë, mes t[ë cilëve edhe priftërinj dhe prefekti i rajonit qendror grek Maqedonia, Apostolos Xixikostas, dje u tubuan në sheshin në Vergina për të protestuar kundër Marrëveshjes së Prespës. Me flamuj grekë dhe brohoritje “Maqedonia është greke”, “Kjo marrëveshje është tradhti”, “Hiqni duart nga Maqedonia”, “Greqi, Greqi, Maqedoni”, “Nuk tërhiqemi”, “Ne nuk e shitëm Maqedoninë”, qytetarët e dërguan porosinë e tyre se nuk e pranojnë marrëveshjen.

Marketing

Të pranishmëve iu drejtua edhe mitropoliti nga Veria, Nausa dhe Kabania, Pantelejmoni, i cili tha se Marrëveshja e Prespës është kundër interesave të popullit grek dhe se ana tjetër ka marrë gjithçka, ndërsa Greqia nuk ka fituar asgjë.
“Nëse fqinjët tanë janë maqedonas, atëherë çka jemi ne?”, pyeti mitropoliti grek.

Shkurtë para terminit të caktuar për tubimin, organizuesit kumtuan se protesta shtyhet për shkak të kushteve të motit, por më vonë ndërruan mendje dhe tubimi megjithatë u mbajt, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing