Mitrovicë, serbët sërish në protesta

Serbët do të protestojnë në orën 12:00 në Mitrovicën Veriore me rastin e futjes së taksës 100 përqindëshe mbi produktet nga Serbia.

Marketing

Kështu ka vendosur Shtabi i Krizave i formuar të premten në katër komuna nga veriu i Kosovës.

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka deklaruar të hënën pas takimit të këtij shtabi të katër komunave – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore se sot do të mbahen seanca e jashtëzakonshme e kuvendit komunal në veri të Mitrovicës ku do të diskutohet mbi situatën politike dhe atë të sigurisë në këtë pjesë të Kosovës.

Edhe të premten në komunat e banuara me shumicë serbe u protestua ndaj taksës së vendosur nga autoritetet kosovare ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, njofton Klan Kosova.