22/12/2024
Ballina Lajme Rajon Mitsotakis përjashton nga partia ish-kryeministrin grek, kjo është arsyeja

Mitsotakis përjashton nga partia ish-kryeministrin grek, kjo është arsyeja

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotaki ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish-kryeministrin Antonis Samaras pas një interviste ku ai sulmoi atë dhe Giorgos Gerapetritis, duke folur për tradhti.

Marketing

Në një deklaratë të Demokracissë së Re thuhet se me qëndrimet e veta, Samaras e përjashton sërish veten nga partia.

Megjithatë, sipas zëdhënësit Pavlos Marinakis, historia nuk do të përsëritet dhe mazhoranca do të qeverisë në mënyrë të qëndrueshme.

Përjashtimi i ish-kryeministrit do të jetë i dyfishtë, si nga partia, ashtu edhe nga grupi parlamentar.

Samaras tha në një intervistë disa ditë më parë se qeveria po kultivon një klimë tolerimi me Turqinë, në një kohë kur fqinjët e grekëve kanë rritur nivelin e pretendimeve.

Ish-kryeministri sulmoi Mitsotakis, duke i përmëndur “të qeshurat dhe përzemërsinë e tij” me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Erdogan dhe Fidan.

Marketing