Ballina Lajme Maqedoni Mitsotakis: Pres që kryeministri i ri i RMV-së të deklarojë se do...

Mitsotakis: Pres që kryeministri i ri i RMV-së të deklarojë se do ta përdorë emrin kushtetues

“Pres që kryeministri i ri të bëjë një deklaratë të qartë se ai respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se emri i vendit të tij është Maqedonia e Veriut dhe do ta përdorë atë brenda dhe jashtë vendit të tij”, tha sonte kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për mediat greke.

Marketing

Ai foli edhe për politikën e jashtme, por edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Athina përpiqet për marrëdhënie të mira, por është e nevojshme të respektohet Marrëveshja e Prespës.

“Pashë disa deklarata të presidentes së Maqedonisë së Veriut dhe unë mendoj se ka bërë disa hapa prapa nga deklaratat fillestare. Ne përpiqemi për marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, por ne kemi thënë shumë herë se marrëdhëniet e mira kalojnë duke respektuar thelbin e Marrëveshjes së nënshkruar nga të dyja vendet”, tha Mitsotakis.

Ai përsëriti qëndrimin se sipas tyre Marrëveshja ka “shumë probleme që i shohim tani në lidhje me njohjen e gjuhës dhe kombësisë maqedonase”.

Exit mobile version