Mizrahi: Nuk do të lejoj antisemitizëm

Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi vlerëson se është e turpshme që në betejën politike të përdoren përkatësia nacionale, etnike ose fetare. Ajo është krenare për prejardhjen e saj, por thotë që “Republika e Maqedonisë është vendi i saj dhe nuk do të lejoj që dikush ta etiketojë popullin si antisemitik”.

Marketing

Ajo sqaroi se është lindur dhe rritur në vend, se pastaj kishte shkuar jashtë vendit ku kishte vazhduar arsimin dhe se ishte kthyer para disa viteve.

“Unë jam nga ata njerëz të cilët u kthyen në vend. Maqedonia është shteti im. Unë jam në vendim tim dhe ky është populli im. Nuk do të lejoj që askush ta etiketojë popullin tim si popull antisemitik. Unë jam rritur në mjedis në bashkëjetesë edhe me maqedonas, shqiptarë dhe me turq, serb, boshnjakë, me persona me përkatësi të ndryshme etnike, nacionale dhe fetare. Asnjëherë nuk më është parashtruar pyetja e emrit tim. Përfundimisht asnjërit nga personalitetet publike në politikë nuk iu parashtrua pyetja e përkatësisë nacionale ose fetare. A do të ishte kontestuese nëse do të isha serbe, vllahe, turke.. Antisemitizmi në këtë shtet as nuk ka ekzistuar, e as ekziston. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 83 anëtarë të familjes time u morën nga Maqedonia. Deri sa ju keni familje të mëdha, unë nuk kam. Të gjithë u vranë në Treblinka, në një kamp përqendrimi. Unë mbaj emrin e njërës prej hallave të mia. Është turp që për betejë politike të përdorësh mjete të tilla”, tha ministrja, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me sulme të caktuara në rrjetet sociale në lidhje me përkatësinë e saj etnike.

Marketing