Mjaft na helmuat! Protesta para deponisë “Drislla”

Me pankarta “Mjaft na helmuat!”, banorët e e Batincës, Draçevës, Sopishtes dhe vendbanimeve tjera për rreth protestuan kundër ndotjes nga deponia “Drislla”. Ata ngrenë dyshime se në mënyrë joekologjike dhe joligjore digjen mbeturina në këtë deponi, duke e rrezikuar jetën e tyre nga misionet e dëmshme. Ata thonë se gjithnjë e më shumë banorët e kësaj ane po sëmuren nga mushkëritë dhe kanceri.

Marketing

“Ne si organizatorë japim afat prej 10 ditësh institucioneve përkatëse të marrin hapa konkret, plan konkret, përndryshe do të vazhdojmë me hapa më konkret dhe më të ashpra për të cilat do të jeni të njoftuar ditëve në vijim. D.m.th. kanë afat 10 ditë për plan konkret. Njëkohësisht i bëj thirrje drejtorit, ftesë speciale, që me 29 gusht në ora të vijë me këshillin, sepse kemi mbledhje në zyrat e BE-së në Shkup, që ai të tregojë se si kjo deponi funksionon me standarde evropiane nga një shtet që dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.”, – u shpreh një protestues.

“Kjo nuk është furrë për kurrfarë mbeturinash, kjo furrë është përdorur para 50 vitesh diku në Evropë. E dimë se është donuar nga një anije luftarake amerikane, që nuk plotëson asnjë standard.”, – theksoi një protestues.

“Ne nuk kërkojmë dislokimin e deponisë, kjo patjetër të riciklohet, shumë materiale kimike janë groposur, shumë mbetje medicinale janë groposur. Çdo mëngjes dhe mbrëmje kemi erë tmerrësisht të keqe.”, – tha një protestues tjetër.

Protestuesit paralajmëruan protesta edhe më masive nëse nuk merren masa për trajtimin adekuat të mbeturinave.