Kombinimi i mjaltit dhe i qumështit ndonjëherë përdoret në ushqim, por edhe në kozmetikë, gjë që flet mjaftueshëm për vlerat, por edhe për bashkimin ideal të këtyre dy përbërësve.
Kujdesi për lëkurën
Edhe mjalti, edhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Kjo veçori bëhet edhe më e mirë kur këta dy përbërës përzihen. Shumë mjete për pastrimin e fytyrës bëhen me ndihmën e qumështit dhe mjaltit.
Ngadalëson plakjen
Hulumtimet kanë treguar se qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin dhe jo vetëm në lëkurë ku duket më shumë plakja.
Ndihmon në tretje
Një gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.
Sëmundjet respiratore
Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollën, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të përfitojmë ilaç të shkëlqyeshëm