Dukshmëri të ulur prej 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka në grykat malore Pletvar dhe Presekë, informon Lidhja Automote e Maqedonisë.
Reshje të borës ka në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe në grykat malore Presekë dhe Strazhë.
Në rrugët tjera përgjatë shtetit komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagështa.