Për shkak të dendësisë së mjegullave komunikacioni ajror po zhvillohet me vështirësi. Një pjesë e fluturimeve janë anuluar, ndërsa një pjesë e atyre që duhet të realizohen, pritet që të bëhen me vonesa.
Sipas faqes së aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturimet për zbritjet për Stamboll dhe Athinë, ndërsa fluturimi nga Doha është ridestinuar për Sofje.
Është paralajmëruar vonesë e fluturimeve nga Vjena.