Vala e infektimeve me llojin Omikron ka reduktuar shumë shërbime shëndetësore, kjo pasi në mesin e të infektuarve ka edhe personel mjekësor nga institucione të ndryshme, shkruan Alsat. Njëri prej tyre është edhe Instituti I Mjekësisë së punës.
“Me fillimin e këtij viti dhe valën e re me Omikron kishim 8-9 kolegë të cilët rezultuan pozitiv ndaj virusit. Presim që gjatë kësaj jave të plotësohet ekipi dhe shpresoj se gjendja epidemiologjike do qetësohet dhe të kthehemi komplet në normalitet dhe t’i kryejmë shërbimet tona”, deklaroi Sasho Stoleski, Instituti i Mjekësisë së punës.
Që nga fillimi i pandemisë ky institucion shëndetësor ka reduktuar kontrollet sistematike si dhe ato të rregullta. Mjekët thonë se gjatë javës së ardhshme pritet që të rikthehen në normalitet.
“Sipas protokolleve aktuale afërsisht nga 20 persona në bazë ditore mund të kontrollohen për kontrolle sistematike. Të gjithë pacientët e tjerë të cilët vijnë me termin të caktuar apo me udhëzim me prioritet derisa nuk mund të pranohen atë ditë që vijnë për shkak të ngarkesës së punës apo për shkak të natyrës së testimit, ato terminë ri caktohen për afat sa më të shkurtër gjegjësisht pas 2-3 ditësh duke shpjeguar se udhëzimi i tyre është I vlefshëm 7 ditët e ardhshme”, tha Sasho Stoleski, Instituti i Mjekësisë së punës.
Në Institutin e mjekësisë së punës pos kontrolleve sistematike kryhen edhe disa shërbime specialistike mjekësore. I njëjti posedon katër ordinanca që kryejnë shërbime Pulmo – alergologjike, shërbime Oftalmologjie, po ashtu specialistë Psikiatër, kontrolle për vesh hundë dhe fyt si dhe kontrolle Psikologjike. Gjithsej janë të punësuar 12 mjekë dhe 20 infermierë ndërsa pjesa tjetër janë personel Teknik. Ndërsa potencuan nevojën edhe për punësime tjera shtesë. /Alsat.mk