Mjekët identifikojnë simptoma të çuditshme afatgjate të koronavirusit

Njerëzit të cilët janë shëruar nga virusi korona për një kohë të gjatë kanë raportuar se ata nuhasin erë peshku të pakëndshëm, squfur dhe diçka të ëmbël.

Marketing

Ky fenomen është i njohur si parozmia, që do të thotë ‘shtrembërim’ i ndjenjës së nuhatjes, dhe është më i theksuar te të rinjtë dhe punëtorët shëndetësorë, shkruan Sky News.

Otorinolaringologu, profesor Nirmal Kumar thotë se simptoma është shumë e çuditshme dhe unike.

Kumar ishte ndër mjekët e parë që identifikoi anosminë, ose humbjen e aromës, si një simptomë e infeksionit të koronavirusit në mars.

Ai i tha AP se disa pacientë deklarojnë se nuhasin peshk në vend të ndonjë ere tjetër, dhe të tjerët se nuhasin djegie edhe kur nuk ka tym afër.

Kumar shpjegoi se COVID-19 është një “virus neurotropik”, që sulmon indet nervore dhe prek nervat në majë të hundës, e cila është një tronditje për sistemin nervor.