Unioni Evropjan fillon me vaksinimin masiv kunder Covid19

Cervical Cancer Vaccine

Kryetarja e Komisionit Evropjan, Ursulla Von der Lejen aksionin e quajti “moment i unifikimit”. Ajo tha se vaksinat nga Fajzer dhe Biontek janë shpërndarë në 27 vendet anëtare të BE-së, ndërsa disa vendet kanë filluar me vaksinimin qysh mbrëmë sepse nuk duhet pritur as një ditë të vetme.

Marketing

Hungaria, Gjermania, Cekia, Franca dhe Spanja nuk kanë respektuar marrëveshjen dhe menjëherë pas arritjes së vaksinave I kanë dhënë dozat e para. Vendet tjera antare do të fillojnë sot me vaksinimin.

“Përpara nesh është fundviti, që do të jetë shumë më ndryshe. Viti që po shkon ishte viti më i vështirë në historinë moderne, jo vetëm që humbën shumë jetë njerëzish nga Covid 19, por kishte ndikim negativë edhe në jetët tona. Vaksina është një shpresë për t’iu kthyer jetës normale”, u shpreh kryeministri i Çekisë, Andrej Babish.

“Me krenari të madhe dhe me vetëdije të plotë u vaksinova. Një akt I vogël por thelbësorë për të gjithë ne. Sot jam këtu si qytetare, por më teper si infermiere që ta përfaqësoj kategorinë time dhe të gjithë të punësuarit shëndetësorë të cilët kanë zgjedhur ti besojnë shkencës”, theksoi infermierja nga Italia.

“I inkurajoj pacientët që të vaksinohen sepse kjo është shumë me rëndësi”, u shpreh infermierja nga Spanja.

“Jam duke e pritur vaksinën, besoj se përfundimisht do të bëhët më mirë në Lituani dhe në të gjithë botën”, theksoi infermierja nga Lituania.

Në Evropë janë regjistruar mbi 335 mijë raste vdekjesh nga KoronaVirusi, ndërsa më shumë se 14 milion njerëz janë prekur nga ky virus.

Të gjitha vendet e BE-së, Aktualisht janë nën masa të rrepta për mbrojtje nga përhapja e virusit. Autoritetet shëndetësore në Argjentinë, më 27 dhjetor do të fillojnë me imunizimin e popullatës kundër Covid 19 me vaksinën ruse “Sputnik5”.

Marketing