Mjekët: Kroatin e rikthyem në jetë për 30 minuta!

Lidhur me vdekjen e hendbollistit kroat, Klinika KARIL në Q.K.U. “Nënë Tereza” hodhi poshtë zërat se kroati Denis Toth humbi jetën nga neglizhenca mjekësore. Ata thanë se gjysmë ore i bënë reanimacion kardio-pulmonar duke i rikthyer pulsin e zemrës. Por, një ënjtje e trurit u shfaq në incizimin kompjuterik.

Marketing

Nga Qendra e Emergjencës së Klinikës thanë se të gjitha ekipet e Neurokirurgjisë, Kirurgjisë Abdominale, Torakales dhe Traumatologjisë janë thirrur për të sqaruar mbi gjetjet e tomografisë kompjuterike.

“Në reagimin e Qendrës Klinike Universitare për rastin e hendbollistit kroat, thonë se është pranuar në orët e hershme të 7 prillit dhe i janë bërë të gjitha ekzaminimet, duke përfshirë edhe tomografinë kompjuterike me kohë. Mirëpo sipas mjekëve i ndjeri i posa transportuar në Klinikën Urgjente nuk ka pasur shenja jete, por as shenja të dukshme të dhunës”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Lidhur me vdekjen e hendbollistit kroat Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor që të bëjë një inspektim të jashtëzakonshëm të procedurës për pranim dhe mjekim.

“Ënjtja e gjithë trurit të gjetur në tomografi, mund të jetë për një sërë arsyesh, njëra prej të cilave ishte mungesa e oksigjenit në tru dhe rikthimi në jetë që zgjati gjysmë ore. Trupi nga paqartësia e shkakut të vdekjes, i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore për autopsi për të sqaruar se përse zemra ka pushuar së rrahuri dhe cili është saktësisht shkaku i edemës dhe vdekjes globale të trurit”, thonë nga Klinika KARIL në Q.K.U. “Nënë Tereza” – Shkup

Pas rezultateve të autopsisë, Ministria e Brendshme ka ndryshuar njoftimin për vdekjen e kroatit. Gjatë ditës së djeshme i gjithë dokumentacioni i është dorëzuar Prokurorisë Publike për të zbardhur rastin.

Nga Ministria e Brendshme thanë se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa njëri si i dyshuar kryesor është në arrati. Rrahja për vdekje e hendbollisti kroat Denis Toth, i cili ka luajtur për KH Butel ka ndodhur në një klub nate në Shkup, pas një sherri në rrethana ende të pasqaruara. /Alsat.mk