Mjekët: Kujdes! Dizenteria po përhapet në Europ

Mjekët kanë bërë paralajmërim urgjent për një valë infeksionesh gastro-enteriti që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Marketing

Vala po përhapet në të gjithë Evropën, përfshirë edhe vendin tonë. Gjithsej 203 raste të shigelozës, apo që njihet si Dizenteria Bacilus, të shkaktuar nga bakteri Shigella, janë raportuar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në tre muaj që nga prilli.

“Shigela është një bakter i kudondodhur, është në gjithë botën dhe nuk ka çudi që gjendet edhe në Shqipëri. Njihet si bakter prej të paktën 125 vjetësh. Arsyeja bazë është mungesa e higjienës, ujërat e ndotura, ushqimet e ndotura. Këto janë problemet që e çojnë Shigelën nga njeriu tek njeriu, pasi në vetvete është një bakter shumë ngjitës. Vapa bën që ne ne të kemi disa lloje sjelljesh, që na bëjnë më të rriskuar ndaj Shigelës. Konsumojmë më shumë sallatra, fruta, zarzavate të pagatuara mirë.

Kushtet e turizmit ndërkohë, me shumë njerëz, të mbipopulluara dhe me restorante që shpeshherë nuk i kanë ato kushte higjienike sikurse do të donim. Këto bëjnë që të kemi ushqime të kontaminuara nga Shigela, sepse nëpërmjet gojës hyn infeksioni dhe të zhvillohet aty. Edhe pishinat, ujërat e liqeneve, lumenjve, deti nuk ka rrezik, por në ujërat e sipërpërmendura mund të gëlltisësh ujë të kontaminuar dhe bakteri më pas bën ciklin e vet. Fatmirësisht shumica dërrmuese e infektioneve janë të lehta, që shkaktojnë diarre që zgjat pak ditë dhe që kalon vetë.

Në ato pak raste kur ka komplikacione duhet të drejtohesh tek mjeku. Nuk duhen marrë antibiotikë vetëm për shkak të diarresë, dhe as ilaçe si Loperamidi. Këshillohen lëngje dhe kripëra dhe ta lësh personin të rekuperohet vetë“, shpjegon epidemiologu Ilir Alimehmeti.