Mjekët: Në Gjermani ka mbërritur vala e dytë e pandemisë

Shoqata e mjekëve gjermanë, Marburger Bund, u shpreh se rritja e rasteve të reja dhe numrit të viktimave, përkon me valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Marketing

“Jemi tashmë në një trend të dytë rritjeje, edhe pse të lehtë”, deklaroi Susanne Johna, presidentja e shoqatës.

Mjekët denoncojnë faktin që popullata ka ulur së tepërmi zbatimin e masave parandaluese, veçanërisht në pikëpamjen e higjienës,  teksa shtojnë se virusi është tashmë shpërndarë në komunitet.

Në 24 orët e fundit, Gjermani ka regjistruar 859 raste dhe 6 viktima.