Mjekët nga Shqipëria largohen, i zëvendësojnë ato nga Maqedonia

Diplomë në Shqipëri por punësim jashtë vendit”. Kjo është motoja që po ndjekin mjekët e rinj që prej kohës kur diploma e tyre njihet edhe në vendet evropiane.

Marketing

Nga 240 mjekë të diplomuar këtë vit, më shumë se 100 prej tyre duan të largohen jashtë vendit.

Sipas presidentit të Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj kushtet për të ushtruar më mirë profesionin jashtë vendit janë shkaku pse mjekët e rinj largohen. Megjithatë ai shoi se ka mjekë të huaj që vijnë të punojnë në Shqipëri.

“Kanë kërkuar certifikatën e Sjelljes së Mirë që është një dokument që bën pjesë në praktikën e dokumentacionit kur shkojnë jashtë për tu punësuar apo specializuar. Nuk e di si mund të gjendet një çelës i artë që ta frenojë këtë. Janë regjistruar 35 mjekë të huaj. Kryesisht janë vendet fqinje, italiane, grekë, maqedonas, turq, sirianë”, ka thënë Brahimaj, njofton Oranews.tv.

Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria ka detyruar edhe Ministrinë e Shëndetësisë të marrë masa për frenimin e fenomenit.

Ministrja Manastirliu tha se janë marrë masa me rritjen e pagave, stimujve financiare dhe përmirësimin e kushteve në spitale.

“Buxheti i vitit 2019 do të rrisë pagat me 7% për personelin mjekësor, infermieror. 2.5 milionë lekë plus rrogën janë incentiva që ne i kemi vendosur tashmë dhe i kemi kthyer ne programe”, ka thënë Manastirliu.

Çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 150 mjekë ndërsa në Gjermani në vitet e fundit janë punësuar 520 mjekë shqiptarë

Marketing